FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtori Hita: ”Smart City” sjell një epokë të re, do të forcojë sigurinë publike dhe mbrojtjen e shkollave

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita e cilësoi projektin “Smart City” si një investim strategjik që po transformon mënyrën e funksionimit të Policisë së Shtetit dhe garantimit të sigurisë publike në vend. Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin kushtuar projektit “Smart City”, Hita tha se, megjithëse në fillim nisma u prit me skepticizëm, ajo do të japë rezultate konkrete, duke justifikuar besimin dhe investimin e bërë.

Sipas tij, “Smart City” nuk është thjesht një projekt teknologjik, por një sistem i integruar që rrit aftësinë e Policisë për të parandaluar krimin, për të reaguar më shpejt ndaj ngjarjeve dhe për të garantuar një nivel më të lartë sigurie për qytetarët. Ai theksoi se sistemi do të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e sigurisë publike, mbrojtjen e shkollave, monitorimin inteligjent të qarkullimit rrugor, luftën kundër kriminalitetit, si dhe në rritjen e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe përgjatë kufirit të gjelbër.

Hita e cilësoi projektin një investim strategjik, që sjell një filozofi të re policimi dhe i jep Policisë së Shtetit më shumë kapacitete për mbrojtjen e jetës, pronës dhe rendit publik. “Siguria nuk matet vetëm me statistika, por me ndjenjën e qetësisë që qytetarët kanë në lagjet, rrugët, shkollat dhe komunitetet ku jetojnë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit theksoi se institucioni do të vijojë zhvillimin e projektit në bashkëpunim me qeverinë dhe partnerët, me synimin që “Smart City” të shndërrohet në një model të qëndrueshëm për garantimin e sigurisë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?