Drejtori i ALUIZNI-t, Lame: Brenda dy viteve mbyllet procesi i legalizimeve
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZN-t, Artan Lame, i ftuar në studion e Ora News, tha se procesi i legalizimeve mbyllet brenda dy viteve të para të këtij mandati qeverisës.
Ai theksoi se aktualisht fluksi është rreth 3 mijë legalizime në muaj. Lame tha se fluksi më i lartë me rreth 5 mijë legalizime, ishte në gjysmën e parë të vitit të shkuar, që konsiston me periudhën para zgjedhjeve të përgjithshme.
“Natyrisht nuk jemi në ritmin e pikut siç ishte në gjysmën e parë të vitit që lamë pas, ku norma ishte 4 mijë, 5 mijë legalizime në muaj.Tashmë nuk më ai ritëm. Tani jemi në rreth 3 mijë legalizime në muaj.
Brenda dy vjeçarit të parë të këtij mandati mbyllet procesi i legalizimeve për gjithçka që mund të legalizohet. Më pas do të vazhdojë procesi me njësinë vendore për pjesën që mbetet se si do të veprohet”, tha Lame.
Ai deklaroi se “zonat informale kanë përfunduar në masën dërrmuese, duke vazhduar me legalizimet e atyre pjesëve që kanë mbetur brenda këtyre zonave.

