Drejtori i Policisë së Durrësit i përgjigjet Bashës: Akuzat, shpifje politike!

Drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Cullhaj, i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha nga çadra e protestës. Basha tha se kryepolici ka në zotërim një magazinë me 100 ton kanabis në Manzë të Durrësit. Ndërkohë gjatë një reagimi për Report TV, Cullhaj ka mohuar akuzat e Bashës. Ai u shpreh se akuzat janë të pavërteta, ndërsa shtoi se nëse Basha dhe kushdo tjetër ka prova për këtë akuzë t’i çojë në organet kompetente. Cullhaj u shpreh se këto janë akuza me prapavijë politike.

Basha ka deklaruar se janë dy magazina droge, një në Manzë dhe një në Ishëm, për të cilat kanë dijeni vetë ai, kryeministri Rama, ish-ministri i Brendshëm dhe ministri i ri i Brendshëm. Basha ka zbuluar edhe emrin e “pronarit” që sipas tij është Perlat Cullaj, kreu i policisë së Durrësit.

“Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të policisë së shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E di unë, e di ai (për Ramën), ministri i Brendshëm se mu në Manzë, 30 kilometra nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë, e mbron  Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e cdo agjencie ligjzbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky (për Ramën) ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre.  Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këto dy magazina”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?