Drejtori i Tatimeve në Lezhë: E vërteta e “goditjes” së punonjësit tonë nga Arben Ndoka

Në lidhje me ngjarjen e punonjësit të Tatimeve në Lezhë që u tha se ishite goditur nga ish-deputeti Arben Ndoka, reagon edhe Drejtori i Tatimeve të Lezhës, Arjan Barbullushi.

Ky i fundit e ka përgënjeshtruar lajmin e përhapur sot në disa media se ish-deputeti Arben Ndoka kishte goditur me grushte një punonjës të Tatimeve në këtë qytet.

STATUSI I PLOTE
Pershendetje te gjithe bashkeqytetare Lezhjane.
Duke marre shkas nga nje lajm i rreme i publikuar se fundmi ne rrjete te ndryshme, sikur ish-deputeti Arben Ndoka, ka goditur ne ambjentet e punes nje punonjes te Tatimeve ne Lezhe, iu sqaroj se lajmi eshte totalisht i rreme. Ish deputeti-Arben Ndoka ka qene sot ne ambjentet e brendshme te administrates tatimore, si qytetar i Lezhes, ka marre sherbimet e kerkuara dhe eshte larguar qetesisht. Nuk ka cenuar aspak, as mbarevajtjen e punes ne institucion as ka kryer veprime te dhunshme ndaj asnje punonjesi tatimor. Ju faleminderit te gjitheve dhe iu uroj nje dite te mbare ne vazhdim.
(m.a/BalkanWeb)

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?