Dritan Goxhaj: Kush tradhton Atdheun do plumbin! Nuk pranoj post për një karrige
Dritan Goxhaj i ftuar në ”Koha Jonë-Debat” u pyet nga Nikoll Lesi nëse do të pranonte drejtimin e Autoritetit të Aviacionit Civil në rast se do t’ia ofronte kryeministri Edi Rama. Goxhaj u përgjigj se nuk do ta pranonte në asnjë mënyrë, duke theksuar se nuk do t’i shkëmbente parimet për një post. Gjatë bisedës, ai deklaroi se “kush shet parimet për një karrige meriton plumbin”, duke sqaruar se po i referohej edhe vetes nëse do të vepronte në atë mënyrë.
Pjesë nga debati
Lesi: Nëse ta zëmë kryeministri Edi Rama thërret ”Dritan” aty nga dritarja, ndofta s’del se ka turmë aty. Po nga pas se ka lokal të mirë atje. Hajde thotë të flasim dhe je drejtor i përgjithshëm i autoritetit të aviacionit civil dhe vendos rregull drejtësi dhe dua të luftosh çdokënd që shkel ligjin dhe rregullin në këtë drejtori, shkon?
Goxhaj: Në asnjë mënyrë.
Lesi: Për hirë të Shqipërisë?
Goxhaj: Atdheu nuk është një karrige. Atdheu është nocion dhe nocioni nuk jepet për një karrige. Ai që jep nocionin, atdheun për një karrige, qoftë për këtu brenda, qoftë për jashtë, për mua meriton plumbin.
Lesi: Kjo e plumbit është pak kështu.
Goxhaj: Absolutisht. Në rast se Dritani nesër shet parimet.
Lesi: Se është dëgjuar kjo fjala e plumbit.
Goxhaj: Në rast se Dritani nesër shet parimet për një karrige, atëherë Dritani meriton plumbin.
Lesi: Po pse shkojmë deri te plumbi?
Goxhaj: Jo, shkojmë te plumi për arsye se ligjet nuk bëjnë fajde. Ligjet janë ndryshuar në atë mënyrë që të mos preket askush. Kështu që në një moment të caktuar qytetarët janë të detyruar t’i drejtojnë kanunit.

KOHA JONË SONDAZH

