Drogë me avion nga Shqipëria, jepen dënimet për grupin famëkeq në Itali
Është caktuar masa e dënimit për një grup trafikantësh që transportonin drogë nga Shqipëria në Itali me avionë ultra.
Pas zbulimit të bandës nga efektivët e antidrogës në Torino të Italisë, ku kanë sekuestruar një sasi prej 76 kg marihuanë, kanë vënë në pranga 5 persona, shqiptarë e italianë.
Siç raportojnë mediat lokale, prokurori Antonio Rinaudo, i cili ka drejtuar hetimin, i kërkuar gjykatës së Torinos, në përfundim të aktakuzës, rreth 75 vite burgim për të pandehurit, (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur). Për kreun e grupit, një italian, është kërkuar dënimi më i lartë, me 24 vite burg, shkruan panorama.
Ndërsa për ndihmësin e tij më të afërt, prokurori ka kërkuar 20 vite burg, ndërsa 10 vite e 8 muaj burgim plus 25 mijë euro gjobë ka kërkuar për pilotin. Të dy italianë.
Për pjesëtarët shqiptarë të grupit, të cilët janë 2, drejtësia kërkoi 8 vite e 20 mijë euro dhe 11 vite e 30 mijë euro për secilin.
Vendimi pritet këtë muaj.
Avioni, i llojit “Dynamic” ishte fshehur në një magazinë përdorej për transportin e sasive të mëdha të marijuanës.
Droga merrej të Shqipëri dhe më pas avioni nisej për në Gattinara, në provincën e Vercelli-t, e më tej droga shpërndahej në të gjithë rajonin e Piemontes.
Të pandehurit akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mes tyre është një pronar i një restoranti në liqenin “Maggiore”.

