Durrës, Rama: Rindërtohet rruga në zonën e Plazhit, ja pishina olimpike

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e ndërtimit të rrugës Pavarësia në zonën e “Plazhit” të Durrësit.

Kreu i qeverisë gjithashtu njoftoi se është mbyllur edhe kantieri i Pishinës Olimpike të qytetit e cila sipas tij ka standardet e kërkuara për aktivitete kombëtare e ndërkombëtare.

“Në kantierin e rindërtimit të rrugës “Pavarësia” në zonën e Plazhit të Durrësit, e cila po transformohet në një hapësirë urbane dhe turistike në kuadrin e Rilindjes Urbane të Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të jetë një hapësirë komunikuese mes të dy anëve të rrugës, duke i dhënë fund lumit me makina në mes dhe duke privilegjuar këmbësoret e pushuesit e sezonit turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është mbyllur edhe kantieri i Pishinës Olimpike të qytetit, tanimë në standardet e kërkuara për aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, në shërbim jo vetëm të skuadrave të notit, por edhe të komunitetit e të apasionuarve të të gjitha moshave për sportin më të bukur të ujit.

Shumë është bërë dhe shumë më tepër do të bëjmë akoma #PërDurrësinQëDuam⭐ #PërShqipërinëQëDuam???? me #Shtet?#Punë? #Mirëqenie”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?