Dy të rinj rrahin policët rrugorë në Tiranë
Aktualitet E Martë, 20 Korrik 2021 17:12
Dy efektivë të policisë rrugore janë dhunuar mbrëmjen e djeshme vonë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.
Dy policët janë dhunuar nga dy të rinj të moshës rreth 20 vjeç.
Mësohet se këta të fundit kanë qenë të dehur nën efektin e alkoolit.
Dy policët janë shoqëruar menjëherë në spital nga kolegët e tyre, ndërsa forcat Shqiponja kanë vënë në pranga në flagrancë autorët.

