Dy vajzat që po bëjnë atë që se ka bërë asnjë femër më parë në Forcat e Armatosura

Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë transformimin edhe sa i përket trajnimit të efektivëve.
Për herë të parë në historinë e ushtrisë shqiptare, 2 vajza po stërviten për t’u bërë pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit në ujë.

Egzime Muça dhe Margarita Gjerko janë dy ushtare, të cilat janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura vetëm pak muaj më parë, por kaq i ka mjaftuar për të bërë atë që se ka bërë asnjë vajzë para tyre.
Përveç se janë dy vajza, të bën përshtypje mosha e tyre, Muça 21 vjeçe, ndërsa Gjerko 19 vjeçe, një shembull për t’u ndjekur nga bashkëmoshataret e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përmes një videoje të publikuar në Facebook përshëndet sfidën e dy vajzave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mendoj se e ekzagjeroj nëse i quaj ëngjëj mbrojtjes, pasi detyra e tyre është kërkim-shpëtimi në rastet e fatkeqësive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por për herë të parë dy vajza, ushtare të reja të FA po stërviten për t’u bërë pjesë e togës ujore.
#Respekt për vullnetin!”- shkruan Xhaçka.

Në video ato shprehen të vetëdijshme për vështirësitë që kërkon kjo detyre, por duken të vendosura për t’i shkuar deri në fund kësaj sfide.

Angazhimet e ushtrisë shqiptare në misionet jashtë vendit, por edhe ato brenda vendit gjatë emergjencave civile kanë rithyer dëshirën e të rinjve për t’u futur në ushtri, kjo edhe për shkak të rritjes së vëmendjes së qeverisë për Forcat e Armatosura, pasi kryeministri Rama ka premtuar rritje të konsiderueshme në trajtimin financiar për ushtarakët shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?