“Dyqan Taxi”, gjiganti i shitjeve online në Shqipëri bëhet pjesë e Grupit Balfin

“Dyqan Taxi”, subjekti më i madh i shitjeve online në Shqipëri që nga sot është kompania më e re që i shtohet Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe rajon.

Ndërrimi i pronësisë së kësaj kompanie vjen në një kohë kur tendenca e blerjeve online është në rritje progresive në nivel global, ku padyshim nuk bën përjashtim as vendi ynë.

Blerjet online kanë një sërë avantazhesh, që lidhen me kosto më të pakta dhe transport më të shpejtë, aq më tepër kur kryen përmes një procesi të mirëstrukturuar nga një grup investimi me besueshmëri të lartë në treg siç është rasti i këtij grupi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shit-blerjet online janë një fenomen që po zgjerohet me hapa të shpejtë në Shqipëri, por si një industri e re, ajo mbart edhe problematika të ndryshme që lidhen me informalitetin e këtij sektori, mosrespektimin e markave të regjistruara dhe të drejtave të autorit e kështu me radhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hyrja e grupit Balfin në këtë sektor, është garanci e shtuar për sukses të mëtejshëm drejt profesionalizmit, seriozitetit dhe rregullimit të tij.

Me një larmi të gjerë artikujsh të cilët shtohen dita-ditës, “Dyqan Taxi” është i pranishëm në treg që prej nëntorit të vitit 2011.

Sot kjo kompani ka të regjistruar mbi 60.000 klientë në 5 portalet e saj kryesore, www.dyqantaxi.com,  www.idedhuratash.al, www.bukinist.al , www.beba.al , www.sekret.al dhe dërgon mbi 150 porosi në ditë në çdo cep të Shqipërisë.

Aktualisht “Dyqan Taxi” ka të punësuar mbi 50 punonjës të cilët janë të gjithë të rinj me eksperiencë në këtë treg dhe kanë mundësuar suksesin e kompanisë ndër vite.

Nëse kompanitë tradicionale të shitjeve me pakicë kanë limitimet e tyre në bazë të informacionit që kanë për klientët apo raftet që kanë në dispozicion, në  tregtinë online nuk ekzistojnë këto kufizime për kompani si “Dyqan Taxi”.

Pajisjet elektronike, tabletat e smartphonët, veshje për meshkuj e femra, lodrat për fëmijë, artikujt e kujdesit personal, artikujt për shtëpi, aksesorët për makina etj tashmë nga markat më të njohura, përbëjnë vetëm një pjesë të gamës së jashtëzakonshme të produkteve që do mund të blihen online në “Dyqan Taxi”, aq më tepër me produkte dhe shërbime të kompanive të mëdha e të suksesshme të Grupit Balfin, si Neptun, Jumbo, Spar, Mango, Spriengfield, Cortefiel etj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?