Dyshimet/ Ekzekutuesi i komisarit Cuku dhe porositësi njiheshin më parë, çfarë i lidh të dy
Për të verifikuar lidhjen mes Shallarit dhe vëllezërve Daka policia do i shoqëronte për t’i marrë në pyetje por pas kontrollit ata nuk janë gjetur në banesën e tyre, çka ka përforcuar dyshimet e policisë se ata mund të jenë pikërisht porositësit e ekzekutimit me motiv hakmarrjen. Kjo, pasi Agim Dala vëllai i tyre u vra në zyrën e Artan Cukut në vitin 2005 dhe policia deklaroi se ishte vetëvrasje.
Komisar Artan Cuku, ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe ish-shefi i Krimeve në komisariatin nr.4 në Tiranë u vra më 8 prill në katin e parë të pallatit ku jetonte. Ai ishte shkëputur nga puna e policisë prej kohësh dhe drejtonte një polici private.

