“E dini ju se vendet e punës blihen me lekë”, Rama i kthehet komentuesit: Llafet e shumta…

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar në ‘Facebook’ shifrat e punësimit si dhe të punësuarit përmes Zyrave të Punës. Kryeministri shprehet se në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga Zyrat e Punës, ndërsa janë ende dhe 28 mijë vende të tjera bosh. Por disa komentues nuk janë dakord me shifrat e Ramës.

Një nga komentuesit i shkruan Ramës se një vend pune për mësues në shtet blihet me lekë, por kryeministri i kthehet duke i thënë se llafet e shumta janë fukarallëk, pasi përzgjedhja bëhet përmes portalit.

Komentuesi: Te vjen keq te degjosh kryeministrin te thote qe ka vende te lira pune ne Shqiperi Kur nje vend pune ne shtet si mesues etj blihen me leke… nuk i Dini ju keto Zoti kryeminister! ???

Swiss Digital Desktop Reklama

Replika e Ramës: Claudio llafet e shumta jane fukarallek dhe faktet jane fakte do s’do ti apo une! Ne Shqiperi mesues behesh permes Portalit ku renditjen e percakton testimi jo leku Claudio prandaj hic mos te te vije keq kur degjon kryeministrin?
Screenshot004

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?