E frikshme, teoria po vërtetohet: “Një racë e avancuar dominuan sistemin diellor”

Profesor Jason T Wright, ka pohuar se përpara se të bëheshim njerëz modern, një racë e avancuar e të huajve dominonte sistemin tonë diellor. “Sistemi ynë diellor mund të ketë qenë dikur në një garë të avancuar me qeniet aliene”.

Wright nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë, është shprehur se teorizmi i të huajve që mund të kenë jetuar në Tokë ose në një nga planet përreth, para se tu zhduknin pa lënë gjurmë, po vërtetohet.

Ai solli idenë e një megastrukture të huaj që rrethonte një yll të largët të njohur si “Star Tabby’s”. Megjithatë, ai ka krijuar një teori po aq të mahnitshme tani duke thënë se të huajt mund të kenë jetuar dikur në sistemin tonë diellor dhe mund të kenë lënë gjurmët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një letër, Prof Wright shkroi se: “Një specie e mëparshme teknologjike mund të ketë lindur në Tokën e lashtë ose në një trup tjetër, si një Venus para-serë ose një Mars i lagësht”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prof Wright shtoi gjithashtu se: “Teknologjitë e mbetura janë jashtëzakonisht të vjetra, duke kufizuar vendet ku ata ende mund të gjenden nën sipërfaqet e Marsit dhe Hënës ose në Sistemin Diellor të Jashtëm. Strukturat e varrosura nën sipërfaqe mund të mbijetojnë dhe të zbulohen për aq kohë sa ata nuk vuajnë nga një përplasje e rëndë saqë natyra artificiale e tyre të zhduket”,-u shpreh ai.

Më tej Wright nuk ka nguruar as të shpreh se shkatërrimi i tyre do t’i bënte ato jofunksionale por që mund të jenë akoma teknologjike. “Ne mund të supozojmë se vendbanimet ose bazat mbi këto objekte do të ishin ndërtuar nën sipërfaqe ndaj një sërë arsyesh dhe kështu ende mund të zbulohen sot”.

Wright tha se të huajt mund të jenë një “specie jashtëtokësore që kaluan hapësirën ndëryjore”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?