E gjeti në frymën e fundit, babai rrëfen vendimin tragjik të të birit
Një 47-vjeçar nga fshati Gjashtë i Gjirokastrës i dha fund jetës dje duke u vetëvarur ndërkohë që i ati shpjegon sot detaje në lidhje me takimin e fundit me djalin e tij duke theksuar se ai e kishte tentuar edhe më parë një gjë të tillë.
“Erdhi në shtëpi (se ai banon veç nga ne me gruan e vet) dhe na përqafoi të dyve, duke na thënë ‘Ejani t’ju takoj se nuk do të shihemi më’. Na përqafoi dhe iku. Fillimisht nuk ia vura veshin për çfarë tha, pasi mendova se kështu kishte bërë edhe herë të tjera. Megjithatë, diçka më nxiti t’i shkoja pas. Shtëpia e djalit është rreth 800 metra larg nga e imja. Kur shkova në shtëpinë e tij e gjeta të varur”, rrëfen për Panorama babai i të ndjerit, 74-vjeçari Skënder Dauti.

