“E hodhi nga makina dhe u zhduk me shpejtësi”, dëshmia për shqiptaren e vrarë
Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me vdekjen e 20 vjeçarës shqiptare, Anxhela Meçani.
Mësohet se shqiptarja, e cila dyshohet se ishte punonjëse seksi në këtë qytet është rrahur fillimisht dhe më pas është hedhur në anë të rrugës nga një makinë.
“Torinotoday” raportojnë se momenti i hedhjes së saj në anë të rrugës është parë nga dëshmitarë të tjerë që po kalonin aty, të cilët kanë njoftuar autoritetet.
Ka qenë një shofer ai i cili ka parë këtë ngjarje të rëndë, kur e reja është hedhur nga makina dhe më pas është shtuar shpejtësia.
“Dikush hodhi një person nga makina e tij dhe u arratis me shumë shpejtësi”, ka qenë kjo dëshmia e një shoferi që ka alarmuar policinë

