E mbuloi me batanije dhe pinte raki, flet “vrasësi i grave”

Beqir Xhilaj qëlloi gjatë natës të së dielës me çifte gruan nga martesa e katër, 47-vjeçaren Lumturie Xhilaj, duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit të rëndë, 74 vjeçari e mbuloi me batanije trupin e bashkëshortes së tij dhe u ul në një tavolinë duke pirë raki.

Në komisariat, Xhilaj fillimisht e mohoi se është autor i krimit, duke paraqitur si vetëvrasje, ashtu siç kishe thënë edhe për vrasjen e gruas së parë. 47-vjeçarja është qëlluar me çifte teke tri herë dhe ka qenë e pamundur që të vrasë veten, pasi çiftja duhet mbushur në mënyrë manuale pas çdo të shtëne.

Policia shoqëroi në komisariat 74-vjeçarin, nga ku gjatë marrjes në pyetje pranoi se është ai autor i vrasjes së gruas, Lumturie Xhilaj. Në dëshminë e tij në polici, ai ka thënë se arsyeja e vrasjes ka qenë një debat i momentit mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

I moshuari është arrestuar menjëherë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa çështja pritet t’i kalojë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?