E moshuara shfrytëzon banesën për prostitucion, në pranga edhe një 56 vjeçar
Pas një hetimit disa mujor, policia e Shkodrës ka shkatërruar një grup që merrej me shfrytëzimin e femrave për prostitucion kundrejt pagesave të ndryshme në këtë qark.
Operacioni i koduar “Kryeneçja” ka çuar në pranga shtetasit: Liza Bela (Chiaravalle), 67 vjeçe, banuese në lagjen “Mar Lula” Shkodër, Halil Bajraktari, 56 vjeç banues në Shkodër, ndërsa po procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasja me iniciale F.M, 41 vjeç.
Sipas policisë, 67 vjeçarja kishte krijuar ambientet e posaçme për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme,
Materialet hetimore ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shfrytëzimit të Prostitucionit” “Mbajtjes së ambienteve për prostitucion” “Ushtrim i prostitucionit” “Favorizimi Prostitucionit”.

