E motra i vdiq në duar, me të bijën ka një kërkesë prekëse për familjen pa nënë
Ada ka ftuar bashkëshortin e tezes së saj, e cila ka ndërruar jetë, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, sepse dëshiron ta ftojë të shpërngulet së bashku me dy vajzat e tij pranë tyre në Fushë-Krujë, pasi kushtet e tyre jetësore në fshatin ku jetojnë janë shumë të vështira.
Ada ka ftuar edhe të ëmën e saj, Vajdien, për t’i kërkuar që ta çojë amanetin e tezes së saj deri në fund dhe të përkujdeset për vajzat e saj, Sarën dhe Zamirën.
Ajo tregon se para një muaji tezja e saj 50-vjeçare ka ndërruar jetë, e cila la pas dy vajza, Sarën 16-vjeçare dhe Zamirën 12-vjeçare. Ada rrëfen se tezja e saj ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ku e shoqëronte motra e saj, e ëma e Adës, ndaj i ka lënë asaj amanet vajzat.
Familja e Adës i ka ofruar bashkëshortit të tezes, Fadilit, të shpërngulet pranë tyre në Fushë- Krujë, por ai nuk ka pranuar.

Biseda
Ada-Xhaxhi, unë i di shumë mirë vuajtjet e tua, i përjetoj ashtu siç i përjetojnë vajzat e tua. Të kemi thënë që shpenzimet dhe qiranë do e paguajmë ne, ti nuk do mundohesh për këto. Ti e di shumë mirë që atje ku jeton ti nuk ka jetë për dy vajzat sepse nuk ke as ujë as drita, pastaj ti e di që është një varfëri e madhe atje, nuk ke kushte, nuk ke asgjë!
Fadili-Njeriu është mësuar gjithmonë në vend të vetë, ku ka lindur kokën.
Arditi-Po njeriu sakrifikon për vajzat!
Fadili-Njeriu i bën të gjitha, ndryshon çdo gjë.
Arditi -Pse nuk provoni të shkoni në Fushë-Krujë, të paktën 1 vit? Të mos harrojmë që bashkëshortja jote i ka lënë amanet mamit të Adës të kujdeset për vajzat, kështu që ajo do të ishte nënë e dytë për to dhe ti do të kishe mundësi të tjera.
Fadili-Babi për fëmijët lë jetën. Po e provoj dhe unë një vit në Fushë–Krujë. I thonë një fjale të vjetër “le të bëhet deti kos”, do shkoj. Kam patur hallin të mos më iki toka dhe lopa, por po i hedh në kanal.
Ada-Mami, unë e di shumi mirë se sa ke vuajtur ti derisa je martuar me babin, i di shumë mirë hallet e tua, por ti gjithmonë ke qenë e fortë. Ke kaluar sëmundje, të mira, ke bërë edhe shtëpi vetë, pa djalë dhe burrin në krevat të sëmurë. Siç e the dhe vetë, ke dy vajza dhe u bëre me katër. Nuk dua të dorëzohesh, dua të jesh e fortë dhe të përballesh me çdo sakrificë, me çdo të mirë e çdo të keqe që jeta të ka rezervuar.
Vajdia-Vdektë mami për ju! Ju dua shumë të katërta.
Arditi-Çfarë do t’i thoje Fadilit dhe vajzave?
Vajdia-Unë do t’i them Fadilit amanetin që më ka lënë motra, kam qejf që të vijnë në Fushë-Krujë, ta provojë një herë. Dy gocat t’i mbaj në gjirin tim, do fejohen e do martohen, nuk kanë njeri pranë përveç meje, motrave dhe vëllezërve të mi. Ata i duan shumë.
Vajdia shprehet se nëse Arditi do të fliste me Fadilin, 90% atij do t’i mbushej mendja të shpërngulet në Fushë-Krujë, por 10%-in Arditi ia ka rezervuar në ekranin e murit ndarës./Klan/

