E reja tenton të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin 18 vjet më të madh
Një 26 vjeçare tentoi të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin e saj. Ngjarja është shënuar në fshatin Pojan të Maliqit.
Policia u njoftua me një telefonatë për konflikin që kishte në banesën e Vjollca Shkëmbit dhe arriti të parandalonte krimin e rëndë.
“Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasja Vjollca Shkëmbi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (sopatë), bashkëjetuesin e saj shtetasin N.K, 44 vjeç, banues në Sheqeras-Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta në trup. Pas mjekimit të marrë në Spital ky i fundit është larguar në banesë” informon policia e Korçës.

