E rëndë në Berat, një person hidhet nga “Ura e Varur”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:25 në qytetin e Beratit ku një person rreth moshës 30-vjeç është hedhur nga “Ura e Varur” dhe për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në redaksinë e JOQ.al kanë mbërritur raportime të ndryshme nga qytetarë, ku sipas tyre ndihma e parë iu është dhënë nga banorët, ndërsa ambulanca ka vonuar.
Një person sapo u hodh nga ura e Varur në Berat. Nuk kemi ndonjë informacion rreth identitetit të tij. Vetëm e pamë që pas ndihmës së parë kishte shenja jete, por është në gjendje të rëndë. Personi është rreth moshës 30- 35 vjeç”, shkruan një qytetar.
Ne i dhamë ndihmën e parë, po as policia e ambulanca nuk po vinin. U vonuan më shumë se dhjetë minuta. Edhe për më tepër erdhi vetëm një person, një infermier”, shkruan një tjetër qytetar.

