E shtuna 13 maj me fantazinë e 21 janarit!
E shtuna po vjen. Edi Rama ikën në Itali nga frika. Lulzim Basha nën ethet e demonstratës. Fatmir Xhafa me mbi 4 mijë forca policie nën ankthin e ndonjë plani ogurzi nga segmentet e opozitës për ndonjë fantazi të semurë si të 21 janarit që të mos i mbetet vetëm ish-kryeministrit Berisha damka e zezë e vrasjeve. Sali Berisha deklaroi se nuk mbahet populli. Ilir Meta që bën thirrje për maturi e gjetjen e marrëveshjes. Kosova në alarmin e zgjedhjeve të parakohshme. Maqedonia akoma pa qeveri. Mali i Zi duke u pranuar në NATO, por lobi rus me plane destabilizimi.
Opozita po përgatitet për demonstratën më të madhe të saj para kryeministrisë. Shumë skenarë fliten, por planin e saktë e di vetëm Sali Berisha dhe Lulzim Basha në momentin e fundit. Skalione të rrezikshëm po vijnë nga Veriu drejt Tiranës ditën e shtunë. Garda në gadishmeri numër një. Amerikanët nën dyshime se mos qarqe ruse kanë infiltruar persona nën radhët e opozitës për vrasje.
E shtuna po vjen në frikë dhe tmerr në Tiranë.
(marre nga www.albanianews1.al)

