E vërteta e lypësit “invalid” në Tiranë, ja si mashtron (FOTO)

Fiks Fare zbuloi mbrëmjen e së mërkurës mashtrimin e një 30-vjeçari, që shtirej si invalid, duke lypur në rrugët e Tiranës. I riu kishte veshur 5 palë pantallona,  për mos t’u kuptuar që njërën këmbë e kishte përthyer, duke lënë të kuptohet se ishte invalid.

Kamera e Fiksit dokumentoi mashtrimin e djalit të panjohur. Gazetarët e shoqërojnë në momentin që 30-vjeçari del nga oborri i fakultetit të Filologjisë. Ai shoqërohet në distancë nga i vëllai, i cili thotë se në një ditë të zakonshme përfitojnë 4 deri në 5 mijë lekë të vjetra, sa për bukën e gojës.

Ndërkohë, gjatë kohës që gazetari i Fiks Fare filmon lypësin mashtrues, policia bashkiake i kërkon gazetarit që të largohet dhe të mos e shqetësojnë lypësin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari i Fiksit u tregon se po e ndjek, pasi lypësi i ka të dyja këmbët dhe po mashton.  Megjithatë, Fiksi vijoi filmimet deri në përfundimin e “punës”, kur lypësi zhvishet. Ai zvarritet nga trotuari deri në një pjesë betoni në afërsi të Lanës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një puset të hapur lypësi tregon se ka fshehur çantën me rroba. I pyetur nga gazetarët se si ka mundur t’i fsheh aty rrobat, ai tregon se e ka ndihmuar i vëllai për t’i qëndruar deri në fund mashtrimit të tij.

Por pasi sheh këmbënguljen e gazetarëve 30-vjeçari merr  çantën dhe fillon të heqë një e nga një pantallonat. Plot 5 palë të tilla. Në këtë moment del hapur mashtrimi, pasi 30-vjeçari i kishte të dyja këmbët. Njërën këmbë e kishte përthyer.

Ai ngrihet në këmbë, merr në supe çantën dhe largohet duke buzëqeshur, me “pagën” e tij ditore, duke mashtruar qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?