Edhe ministrja e Mbrojtjes: Ikni, ikni nga shtëpitë tuaja, do të shtohen përmbytjet
Në një konferencë për mediat, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se Forcat e Armatosura janë në terren dhe kanë shpëtuar dhjetëra njerëz.
Por gjatë deklaratës së saj, Xhaçka u shpreh se do të shtohen reshjet dhe do të zgjerohet harta e përmbytjeve. Xhaçka ka bërë thirrje që banorët të lënë shtëpitë e të ikin.
‘Të gjithë banorët që ndodhen pranë lumenjve, përrenjve apo baseneve iu bëjnë thirrje: Ikni, ikni sepse do të shtohen përmbytjet’, është shprehur Xhaçka.
E nuk kishte si të mos mungonte edhe zotimi se të gjithë do të jenë në terren.

