Edi Rama ha dy dreka në Lezhë
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154801433771523/
Thonë se dy të ngrëna rrjesht nuk të bëjnë keq. Këtë ka parasysh kryeministri Rama, pasi sot në Lezhë në turin elektoral ka zhvilluar disa takime në fshatrat e rrethit të Lezhës. Pavarësisht se u futi një tallje me emrat “Frrok” etj si zonë katolike aqsa e quajti Lezhën si vend që i duhet ndërruar targa e automjetit nga LE në LE- FRR (Frrok), kryeministri i futi nja dy dreka sot në Lezhë. E para te punëtorët e fabrikës “Mali Shoes”, ku makaronat ishin bërë me shije nga një tjetër “frrok” i zonës e ku deputeti Pirin Ndreu rrinte e sodiste se si hante kryeministri. Ndërsa Lindita Nikolla, një grua e fisshme, ndihmonte që ushqimi të mos i mungonte. Më pas, sapo mbaroi dreka e parë, shkuan dhe bënë tjetër takim në Mrizin e Zanave, ku një supër drekë nga mjeshtrat e këtij restoranti u shtrua para kryeministrit. Prapë aty në zonë një tjetër “frrok” i solli mish ku kryeministri ynë lëpiu gishtat e dorës nga kënaqësia e të ngrënit.
Në Lezhë të respektojnë, sepse as nuk paguan!


