Edi Rama nuk është Shqipëria dhe as Partia Socialiste
Aktualitet E Premte, 21 Maj 2021 02:16
Në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “News24”, Koço Kokëdhima ndër të tjera tha:
(Pjesë nga intervista)
Kokëdhima: Do të rindërtojë të majtën e Shqipërisë
Kokëdhima: Unë e ndimoj Partinë Socialiste, këta po e shpërbëjnë partinë.
Rakipi: Ç’mendim keni për Ilir Metën?
Kokëdhima: Ilir Meta është një politikan i pjekur që në momente të rëndësishme mban qëndrime shtetari.
Rakipi: Ç’mendim keni për Ben Blushin?
Kokëdhima: Ben Blushi, mendoj që bëri gabim që iku nga Partia Socialiste, se mund të ishte ne PS, dhe po të punonim bashkë. Me Blushin mardhëniet tona që nga 2004 kanë qenë të ftohta, që kur Blushi ishte ministër, por unë kam mbajtur qëndrim dashamirës.
Koço Kokëdhima: PS vetëm është duke u keqësuar. Duhet punuar për reformimin e PS dhe bashkimin e të majtës
Shqipërisë sa vjen dhe e humb besimin e popullit dhe sa vjen e keqësohet në rezultate. Kokëdhima tha se duhet punuar për bashkimin e së majtës.
“PS sa vjen dhe keqësohet. Edi Rama nuk është Shqipëria dhe as Partia Socialiste. PS nëse nuk reformohet, mund të arrijë nivelin rekord të uljes së mbështetjes në bazë. Unë nuk jam për këtë. Jam për reformimin e PS, që të mos humbë zgjedhjet dhe për bashkimin e së majtës në vend”, tha Kokëdhima.

