“Edi Rama, o turp i botës”, thirrjet e protestuesve te Unaza e Re

Protestuesit e Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë, kundër prishjes së banesave. Një prej protestuesve tha se nuk do të dalin nga banesat, ndërsa shtoi se nëse ia prish kush shtëpinë, është në gjak me të dhe banorët.

“Ta dini ju kriminelë, se nëse e prishni shtëpinë time, shtëpinë e kujtdo, jeni në gjak me mua dhe me tjerët. Ikni, na lini rehat. Turp i botës janë të gjithë. Edhe ndërkombëtarët për turp janë, mbështesin këta politikanë të korruptuar. Këta janë haleja e Europës. Unaza e bashkuar ka për të fituar”, thanë njëzëri protestuesi.

Protestuesi tha se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë turp i botës, se duan të zhdukin banorët, familje, sikur nuk janë familjarë vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju jeni turp i botës. Doni të prishni banesat. Por nuk do ta bëni dot. Po hyni në shtëpitë tona. Si iu vjen ju sikur t’ju vijnë në shtëpitë e juaja? Jemi familjarë, jemi me anëtarë familjeje. Jemi bashkë për të mos lejuar turpet e botës të shkelin pronën tonë. Jeni si ushtarët e Millosheviçit”, tha një tjetër protestues.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2155563844557671/

Një nga banorët protestues i lëshoi thirrje Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj që ta harrojnë se do zhvillojnë zgjedhje në zonën e tyre apo do munden të blejnë banorët me paratë e drogës.

“Kjo qeveri shef për xhepat e veta, për familjarët e saj. Kjo qeveri tregon sa pa shpirt është. Ky vemja e bashkisë që kërkon të marrë trofeun, nuk ja gjen shokun për mashtrues në të gjithë globin… Ky që erdhi nga Mjafti për shoqëri të hapur. Ky që punëson qindra veta me profile false për të sulmuar Unazën e Re. Këta nuk duan zgjidhje, këta duan përballje. E shikoni sot që nuk ka provokatorë këtu sepse kur ka i fut Rilindja. Por nuk janë të gjithë policët të tillë, janë vetëm disa nga Komisariati nr 6. Këtu do bëjmë votime të lira dhe të fshehta, dhe këtu ta harrojnë se mund të na blejnë. Do thotë ndonjëri po ça na duhet politika. Po ku është sot Saimir Tahiri? Sot Tahiri që bëri vota me drogë është përpara drejtësisë.  Kë do kapim lekë do ia bëjmë gjyqin aty. Po deshën me dhunë le ta provojnë”, tha banori protestues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?