Efektivi i RENEA-s bie në greminë. I vështirë shpëtimi i tij, pritet ndërhyrje nga ajri
Aktualitet E Hënë, 9 Dhjetor 2019 10:45
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dukagjin të Shkodrës, ku një efektiv i i RENEA-s ka rënë në një greminë nga një lartësi e konsiderueshme. Si pasojë e rënies nga lartësia Ai ka dëmtuar të dyja këmbët.
Forcat e policisë dhe ata të RENEA-s janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Pritet dhe ndërhyrja nga ajri. Efektivi është identifikuar si Bledar Beluli. Ndërkohë, burimet bëjnë me dje se efektivi i RENEA-s ka qenë në zonë për shëtitje.