Ekspertët e KE: Gjyqtari dhe prokurori i medias duhet të specializohet
Me ndryshimet e reja të reformës në drejtësi, një tjetër sektor që pëson ndryshime është edhe marrëdhënia me mediat. Me ligj tashmë këtë funksion duhet ta kryejë një gjyqtar apo një prokuror. Për të trajnuar gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë prej disa ditësh në Shqipëri, kanë mberitur dy ekspertë nga të caktuar nga Këshillli i Europës.
Gjyqtarët dhe prokurorët të cilët që krahas detyrës do të merren edhe mediat duhet të trajnohen në këtë fushë.
Ky është mendimi i gjyqtarit austriak, Gerhard Reissner dhe prokurorit belg, Cédric Visart de Bocarmé, të cilët janë përzgjedhur nga Këshilli i Europës për të trajnuar gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë në marrëdhëniet e tyre me median, sektor ky që pëson ndryshime me reformën në drejtësi.
Gerhard Reissner: Mendoj se ky është një amendament, është një ndryshim i mirë që ndjek praktikat më të mira në pjesën më të madhe në vendeve europiane. Megjithatë caktimi i një zëdhënësi për shtypin ndërmjet gjyqtarëve është diçka që nuk duhet të merret si e izoluar në vetëvete por një proçes që duhet të shoqërohet me trajnime dhe burimet e nevojshme.
Në bashkëbisedimet me gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, ekspertët kanë sjellë edhe pervojën nga vendet e tyre, ku kjo mënyrë të paktën në Austri ka vite që aplikohet, ndërsa në Belgjikë pas ngjarjeve të fundit terroriste.
Cédric Visart de Bocarmé: Zyra që drejtoj unë ka qenë përgjegjëse sa i përket informimit dhe komunikimit me median, veçanërisht pas sulmeve në Belgjikë. Në kuadër të kësaj marrëdhënie ne kemi caktuar tre magjistratë që duhet të ishin në punë gjatë gjithë kohës për të dhënë informacionin e nevojshëm për gazetarët dhe keni parasysh që ishte një punë e vështirë sepse duhet të përzgjidhej se çfarë lloj informacioni duhet tu jepej gazetarëve, çfarë lloj informacioni të mos u jepej.
Reforma në drejtësi ka prekur edhe këtë element, ku ndryshe nga më parë çdo gjykatë dhe çdo prokurori duhet të caktojë një gjyqtar apo prokuror për të kordinuar me mediat.

