Ekspertët: Kujdes me gazin, ja si të veproni

Ekspertët kanë bërë thirrje që qytetarët duhet të tregojnë kujdes me gazin e lëngshëm që e përdorin për gatim, për të shmangur aksidentet sidomos tani që temperaturat janë të larta. 

Inpektorati Shtetëror Teknik, thekson se blerja e gazit duhet bërë veten në shitës të autorizuar, jo në karburante dhe asnjëherë mbushja të mos kalojë më shumë se 80 përqind kapacitetit të bombolës.

“Është e domosdoshme që pas montimit të kontrollohet hermetizimi i bombolës së gazit me shkumë sapuni. Pasi vendoset bombola bëhet hapja e gazit dhe bëhet ndezja e sprucatorit, njëkohesisht kemi marrë garanci që s’ka rrjedhje, tubi nuk duhet të kalojë 1,5 metra dhe s’duhet të ketë përthyerje dhe kontakt me vatrën”, thotë Niko Petro, inspektor i ISHT-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por çfarë duhet bërë nëse diktojmë rrjedhje gazi?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse diktohet që ka rrjedhje veprimi parë që kryhet është që bëhet menjëherë mbyllja e bombolës, ajrimi i ambienteve. Kuptohet që gjatë rrjedhjes së gazit është e ndalur përdorimi i mjeteve elektronike, është e ndaluar përdorimi i celularit, çelësat elektrikë, sepse kanë premisa që mund të krijojnë eksplozione”, thotë Petro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?