Ekspertiza: ”Miri ka tumor, por nuk i rrezikohet jeta”

Gjykata e Krimeve të Rënda refuzon kërkesën për lirimin e Shkëlqim Mirit, i cili mbante detyrën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës.

Sipas ekspertëve mjekoligjorë, Mirit nuk i rrezikohet jeta në paraburgim, siç pretendonte avokati mbrojtës. Gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon ndryshim e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore

46-vjeçari u arrestua më 9 nëntor 2017 pasi dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda. Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg pasi në 1997 në Burrel vrau Gazmir Dedja dhe Asllan Gjokën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se kundrejt vendimit Doda, ka fituar lirinë.Si prova materiale, policia sekuestroi në shtëpinë e Mirit një shumë prej 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?