Eksploziv një shtylle të tensionit të lartë në Thumanë të Krujës

Dy shpërthime janë regjistruar në dy këmbët mbajtësve të një shtylle të tensionit të lartë në Kodër Thumanë në Krujë.

Policia sqaron se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur 4 ditë më parë, pra më 13 maj rreth orës 02:00. Policia ka shoqëruar pesë shtetas me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

“Shtetasit e shoqëruar banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe deklarojnë se para 3-4 ditësh kanë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, por nuk e kishin lokalizuar vendin”, informon Policia lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Efektivet e Policisë kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme:

Swiss Digital Mobile Reklama
  • disa mbetje lënde plasëse e dyshuar eksploziv;
  • rreth 40 cm fitil zjarrëpërcjellës i djegur;
  • mbetje prej qelqi që është përdorur si mekanizëm për ndezje.

Veprimet e tjera procedurale po kryhen nga Specialistë të Drejtorisë Kundër Akteve Terroriste Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?