Ekstradohet Ahmet Ajeti, tentoi të vrasë Lul Berishën në 2005
Ekstradohet nga Interpol Tirana Ahmet Ajeti, i cili tentoi të vrasë Lul Berishën në 2005. Ajeti është i dënuar me 20 vjet burg për “Vrasje me paramendim”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit, Kosovar, Ahmet Ajeti, 35-vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B.. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B., shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur.
Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje” .
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
”Bandës së Durrësit” e nisi aktivitetin e saj kriminal që në vitin 1992 dhe sipas organit të akuzës, drejtohej nga Lulzim Berisha e Klodian Saliu (i vrarë). Fillimisht, të dyshuarit si anëtarë të saj merreshin me trafikun e drogës apo femrave. Në pamje të parë, dukej se gjithçka shkonte më së miri. Derisa në vitin 1998 u shënua dhe vrasja e parë që sipas prokurorisë është kryer nga vetë krerët e saj.

