Ekstradohet në Itali, piloti i avionit të Divjakës
Erdhi në Shqipëri dy vite më parë me avion për të transportuar drogë, largohet me pranga drejt Italisë për të vuajtur dënimin e mbetur piloti Girgo Riformato.
Riformato është larguar nga Rinasi mesditën e djeshme teksa drejtoria e burgjeve nga burgu i Fierit ja ka dorëzuar atë Interpol Romës e cila do ta dërgojë në një burg në Romë.
Pak muaj më parë ishte Gjykata e Krimeve të Rënda ajo që i miratoi kërkesën pilotit italian për transferim dënimi, dënim me 8 vite burg që mori nga drejtësia shqiptare për tentative trafiku të kanabisit nga plazhi i Divjakës me avion drejt Italisë.

