Ekzekutimi i biznesmenit në Vlorë, mesazhi prekës i bashkëshortes: Ma bëre me hile, por ta kam falur

Bashkëshortja e biznesmenit të vrarë në në sheshin e Flamurit në Vlorë, Erven Hysenit teksa pinte kafe në lokalin e tij me viktimën tjetër të atentatit, kreun e OSHEE-së, Roland Saliu, ka ndarë fjalë mjaft prekëse me anë të së cilave kuptohet dhimbja e madhe që ndjen nga humbja e njeriut të dashur.

Elisabeta Koromani, bashkëshortja e pronarit të “Vlora Channel” ka shkruar disa rreshta për të treguar se nuk do të thyhet para kësaj humbje, por se do të jetë një nënë e fortë për vajzën e saj.
10671226_317196091796401_3290568320099770720_n
“Më shohin e mendojnë së jam e thyeshme prej kristali si rrëzëllima e shamisë që kam të lëshuar mbi supe… unë jam aq e fortë, e kam zemrën të shtrënguar me një engjëll, mua ma mbron shpirtin qielli. Ti ma bërë me hile, por unë të kam falur…Me ikjen tënde, unë do bëhem me e forte, do t’u tregoj të tjerëve se ti mungon vetëm fizikisht, se unë jam femra më krenare që kam pasur një bashkëshort si ty, që jam nëna e fëmijës tënd.

Nuk më ke lënë vetëm vlerat e tua… më drejtove diku ashtu si di të bësh vetëm ti …. E di si them shpesh?! Mua zoti më ka dashur shumë, po po, më ka dhënë pesha të rënda në jetë sepse ai e di që unë jam e fortë dhe do t’i mbaj, e në rrugë do mësoj të kthej dhimbjen në forcë, e lotët të m’i vjedh vetëm prej gëzimit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ti je gjithë vendimet që marr në jetë! Ti je gjithë suksesi im, je rrahja e shpeshtë e zemrës time…

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë vërtetë nuk do jem më një grua në jetë po do jem nëna e vajzës të mrekullueshme që zoti na dhuroi. Drejtësia jote do shkoj në vend dhe një dite njerëzit do tregojnë historinë tone: Ishte njëherë ne Vlore Eli&Veni..!”, – shkruan ajo.
11401477_424618284387514_4104470946645443145_n
NGJARJA
Mbrëmjen e 24 majit, rreth orës 19:30, persona të panjohur kanë qëlluar me kallashnikov nga një makinë në lëvizje në drejtim të lokalit “Bar Vlora”. Në momentin që atentatorët kanë mbërritur me automjetin e tyre tek “Sheshi i Flamurit”, pronari i televizionit lokal “Vlora Channel”, Erven Hyseni dhe kreu i OSHEE-së, Roland Saliu kanë qenë në të njëjtin ambient duke pirë kafe. Mësohet se Saliu, sapo ishte kthyer nga një takim elektoral dhe si duket kishte vendosur të konsumonte një kafe, me mikun e tij. Pas krimit, ekzekutorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ata e kanë braktisur dhe djegur automjetin e tyre në fshatin Panaja të Vlorës dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur./BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?