Ekzekutimi i drejtorit të OSHEE në Vlorë, reagon avokati i njohur: Kusho, ti duhej të ishe i fundit
Drejtori i OSHEEsë së Vlorës, i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit me armë zjarri pasditen e djeshme në qendër të qytetit, ishte kushëriri i kreut të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, Saimir Vishaj.
Përmes një postimi të ndjerë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Vishaj e kujton Roland Saliun si një njeri të mirë dhe fjalëëmbël.
Ai thotë se Vlora duhet të jetë një qytet i sigurtë dhe pozitiv për të gjithë qytetarët e saj dhe turistët e shumë.
“Mjerë qyteti im Vlora!
Sot u vra vëllai im apo kushuriri im i afër. Nuk ka rëndësi detyra apo funksioni i tij. Ishte njeriu më i mirë dhe fjalëmbël në qytetin tim. Por “Maskat” nuk falin jetë njerëzish në një qytet turistik që çdo kush do të dashurohet me jetën dhe jo me vdekjen…
97 në Vlorë ka lënë pasoja por sot u vra një Drejtues imagjino një qytetar i thjeshtë!!!!
Largë Krimit pro paqes.
Kusho, ti duhet të ishe i fundit që munde të ikje në këtë mënyrë, pasi ti transmetoje pozivitet në qytetin tonë”, shkruan Saimir Vishaj.


