Ekzekutimi i dyfishtë, policia heton në tre pista, gjenden gjurmë biologjike

Antikrimi vazhdon shoqërimet për të marrë në pyetje personat që ishin në zonën ku u ekzekutuan biznesmeni Mirvjen Hyseni dhe Drejtori i OSHEE-së, Roland Saliu. Deri më tani policia ka në tavolinë tre pista, por deri më tani asnjë të dhënë përveç makinës së braktisur.

Tre grupe hetimi po veprojnë në terren, thonë zyrtarë të Policisë së Vlorës. Janë marrë në pyetje jo vetëm deshmitarë në vendngjarje por edhe tënjohur, familjarë të viktimave dhe persona me percedence të mëparshëm kriminal.

Ekzekutimi ndodhi mbrëmjen e mërkurë në qendër të Vlorës. Bizesmeni Mirvjen Hyseni ishte ulur dhe po pinte kafe në verandën e hotelit të tij, ku me pas ju bashkua dhe Saliu, ku atentati ndodhi vetëm pak minuta më vonë. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri ndërsa makina e autorëve ishte ndaluar vetëm pak metra larg tavolinës ku ndodheshin viktimat. Hyseni mori 5 plumba në trup, duke përfshirë edhe organet jetësore dhe gjeti vdekjen në spital. Lëvizjet e autorëve,  mësohet se janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve të zonës. Ndërsa kamerat e barit të hotel Vlorës, ku ndodhi krimi nuk ishin funksionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre pistat

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria dhe Policia i kanë përqendruar hetimin në vrasje për larje hesapesh ose hakmarrje. Policia po hetohet tek e shkuara e Mirvjen Hysenit në kohën që ka qenë në Spanjë, ku dyshohet se është marrë me aktivitet të paligjshëm. Pikërisht konfliktet që ka pasur në Spanjë, mund të kenë qenë shkak i atentatit ndaj tij, ku gjeti vdekjen edhe Drejtori i OSHEE. Po kështu nuk përjashtohet mundësia e hakmarrjes, për shkak të konflikteve që mund të kishtë pronari i Vlora Channel Mirvjen Hyseni.

Grupi hetimor po heton edhe vrasjen për shkak të detyrës ndaj Roland Saliut, duke qënë se prej 2015-së, drejtonte një prej institucioneve më të rëndëshishme në qyetin e Vlorës, OSHEE-në. Ndërkohë Policia ka shoqëruar më shumë se 15 persona në lidhje me ngjarjen, port ë gjithë kanë mohuar se kishin dijeni. Dyshohet se autorët pasi dogjën makinën kanë përdorur dy makina të tjera dhe janë larguar në drejtime të ndryshme

Gjurmë biologjike në makinë

Ekspertët kriminalistë kanë gjetur gjurmë dhe mbetje biologjike, në automjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët. Burime pranë Policisë së Shtetit, theksuan se gjurmët dhe provat e gjetura janë fije flokësh që mund të çojnë në identifikimin e autorëve, që qëlluan mbi biznesmenin Mirvjen Hyseni dhe Drejtorin e OSHEE- së së Vlorës, Roland Saliu.

Me mbetjet biologjike, pritet që ekspertët të ndërtojnë edhe profilet gjenetike të autorëve, për t’i krahasuar më pas me ato të personave të dyshuar. Në Institutin e Policisë po ekzaminohet edhe kallashnikovi i gjetur në mjetin u djegur në dalje të fshatit Panaja.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?