Ekzekutori i Cukut i qetë pas hekurave, rrëfimi i 24-vjeçarit “çudit” hetuesit

I arrestuari 24-vjeçar, i dyshuar si ekzekutori i ish-shefit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, nuk jepte përshtypjen e një njeriu të penduar. I veshur sportiv, me bluzë, xhinse dhe atlete, Shallari u shfaq i qetë në kafazin e hekurt të sallës së gjyqit.

Me mjekrën mbështetur mbi dy duart e lidhura grusht, ai ndoqi me sy gjatë gjithë kohës çdo detaj të komunikimeve të prokurorit Henrik Ligori, teksa ky rrëfeu se ishte identifikuar Shallari si autor i dyshuar i ngjarjes dhe kërkoi izolimin e tij në qelitë e paraburgimit.

Ai nuk pranoi të flasë në lidhje me akuzën. “Për momentin nuk kam asgjë për të shtuar”, tha Shallari, pak sekonda pasi mbrojtësja Edlira Naqellari kërkoi një masë më të butë sigurie për të. “Do konsultohem me avokaten dhe do të flas në një moment tjetër”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shteti i ofroi avokat falas Shallarit, sepse siç u shpreh 24-vjeçari ai ishte i papunë dhe nuk mundej të siguronte një mbrojtës. Gjatë masës së sigurisë, në të cilën i dyshuari për vrasjen e ish-zyrtarit të policisë, Artan Cuku u la nën arrest me burg, ku prokurori i tha gjykatës se ka prova që vërtetojnë autorësinë e tij. Burimet thanë se Shallarit i janë ofruar të gjitha mundësitë për të bashkëpunuar me drejtësinë, duke i përmendur edhe përfitimet që mund të ketë në rast se tregon porositësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zbulimi i ngjarjes dhe këtij personi si autor i dyshuar i vrasjes, është bërë nga analiza e kamerave të sigurisë ku është vërejtur largimi i personit të dyshuar nga vendi i ngjarjes. Janë ndjekur kamerat biznes pas biznesi deri te sheshi Willson dhe aty është parë që Mikeli ka hequr bluzën dhe e ka hedhur në kosh e cila më pas është gjetur nga ekspertët.

Ka qenë ADN-ja në xhepat e bluzës sportive që ka lënë në kosh autori, e cila ka zbardhur identitetin e tij. Nga pamjet e kamerave është parë që autori ecën me duart në xhepa në bluzë. Ekspertët e kanë shpërndarë profilin e ADN-së dhe ka reaguar Interpol berna e Zvicrës që kanë thënë ne kemi pasur një të shoqëruar me këtë profil gjenetik.

Vrasje për gjakëmarrje

Prokurori tha se ndaj Shallarit rëndon akuza e vrasjes me paramendim për hakmarrje apo gjakmarrje e kryer në bashkëpunim. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për gjakmarrje,  tha prokurori, por sipas tij është hetuar edhe në pista të tjera, sikurse fakti që Artan Cuku administronte një kompani të policisë private, por edhe deyrat e mëparshme të tij si drejtor policie.

Grupi i hetimit dyshon se Shallari është porositur nga të tjerë për të vrarë Artan Cukun, por gjatë këtyre ditëve në qeli ai ka zgjedhur të mos tregojë se kush fshihet pas tij. Grupi i hetimit po kryen veprime qoftë ndaj të afërmve të Agim Dakës, i vetëvrarë në zyrën e Cukut, por edhe ndaj disa personave në jug të vendit, ku Artan Cuku ka qenë zyrtar policie.

Policia merr në mbrojtje familjen

Familja e Mikel Shallarit, i dyshuar për vrasjen e ish-drejtuesit të Policisë, Artan Cuku, është marrë në mbrojtje nga policia. Shallari jetonte me familjarët në një banesë në Tiranë. Burime nga policia sqaruan se kjo është pjesë e masave që ka marrë policia për sigurinë e jetës së familjarëve të tij. Veprim ky që mund të shërbejë edhe si një shtysë për të bindur Mikel Shallarin të bashkëpunojë me Drejtësinë. Deri në muajin tetor të vitit të kaluar, Mikel Shallari, me origjinë nga Skrapari, ka jetuar në fshatin Dikater të Kuçovës, nga ku u largua në kohën që motra e tij fitoi të drejtën e studimit në Tiranë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?