Elbasan, shënohet rritje e rasteve me diabet
Sëmundja e diabetit që shpesh konsiderohet si vrasës i heshtur shënon rritje të numrit të rasteve dhe në Elbasan, ndërkohë që është kthyer në një problem jo vetëm për moshat mbi 40 vjeç, por edhe tek të vegjlit. Sipas, mjekut endokrinolog Shefqet Deliallisi shkak mbetet kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Mjeku thotë se numerohen mbi 400 raste te reja çdo vit, ndërsa në vitet 90 numëroheshin vetëm 20 raste të tilla.
Por, sipas nje studimi të kryer nga vetë Deliallisi rreth 30 % e njerëzve nuk e dinë që janë të prekur nga diabeti.
Shefqet Deliallisi: “Në vendet e zhvilluara 40-50% e njerëzve e dinë që janë me diabet ndërsa pjesa tjetër nuk e di. Në Shqipëri sipas një studimi që unë kam bërë 30% e njerëzve që janë me diabet nuk e dinë që e kanë këtë sëmundje. Problemi është jo më tepër tek kurimi i rasteve të reja por tek parandalimi i diabetit.”
Diabeti tek fëmijet ka një rritje jo domethënëse me 3-4 raste në vit. Gjithsesi, prindërit duhet të kujdesen për masa parandaluese si shmangia e ushqimeve të shpejta, dhe një dietë të pasur me perime dhe fruta te fresketa për fëmijët.
/Ora News

