Emergjencat: Situata u përmirësua. Por ushtria niset drejt Fierit
Komiteti i Emergjencave Civile deklaroi një orë më parë se situata është drejt përmirësimit në gjithë venin. Por edhe pse raporti i zyrës së Kryeministrit flet për situata jo problematike, të dhënat në terren janë të kundërta.
Situata nga përmbytjet në Fier vijon të jetë dramatike me disa fshatra të mbuluar nga uji.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se 40 efektivë të Forcave të Armatosura do të nisen drejt fshatit Darëzezë për vendosjen e thasëve me rërë në dy anët e argjinaturës së lumit me qëllim parandalimin e daljes së lumit nga shtrati.

