EMRAT/ Arrestohen pronarët e laboratorit të drogës në Skrapar
Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy shtetas të cilët dyshohen se janë autorët e dyshuar e laboratorit të drogës në Skrapar.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Muhamet Kadiu 49 vjeç dhe Edlira Lame 42 vjeçe, ndërsa ndiqen në gjendje të lirë S.K, 47-vjeçe, Z.Xh 45 vjeçe dhe A.Ç 51 vjeçe.
Laboratori është zbuluar në vijim të operacionit të dy javëve më parë ku u gjetën 1.2 ton drogë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e një firme private (fasoneri) ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki, e cila më parë ka qënë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale, në administrim të shtetases Edlira Lame u gjetën:
pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike,
• rreth 2 kg mbetje bimë narkotike Cannabis Sattiva,
• 176000 lekë të rinj,
• 250 paund,
• 19900 dollar,
• si edhe 210 fishekë kalibër 7.62 mm.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin (furgon), në pronësi të shtetasit Muhamet Kadiu u gjetën pajisje elektrike të njëjta me ato të cilët u gjetën në fabrikë.
Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambjentet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.
Veprimet për ngjarjen e mësipërme janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Materialet i kaluan Prokuroisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

