EMRI/ Ky është pedofili që shokoi Elbasanin, kreu veprime të turpshme me vajzën e mitur

Një 64-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se kryente veprime të turpshme me një vajzë të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Xhevahir Lushnjari dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj të miturës, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë, as rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa tashmë i moshuari ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Xhevahir Lushnjari, 64 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?