EMRI/ Shqiptari i bën “zbor” karabinierëve, iu përplas makinën për t’i nxjerrë nga rruga, por…
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Cerignola, Foggia për kundërshtim të punonjësit të policisë.
Por makina e tij mbeti e dëmtuar dhe i riu shqiptar është detyruar të arratiset më këmbë. Pas disa minutash kërkime ai është kapur nga karabinierët dhe është dërguar në qeli për “rezistencë ndaj punonjësit të policisë”.
Pasi është marrë në pyetje është zbuluar dhe motivi i arratisë së tij. 21-vjeçari shqiptar nuk kishte patentë dhe automjeti që drejtonte nuk rezultonte më në qarkullim. Pas daljes para gjykatësit, shqiptari është lënë në arrest shtëpie.

