Erërat e forta krijojnë dallgë deri në 7 ballë, pezullohen lundrimet

Moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që të pezullohet me një afat të papërcaktuar lundrimi detar në Vlorë.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka pezulluar lundrimin drejt Italisë për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë vendin. Nga kapiteneria e portit Vlorë bëhet me dije se për shkak të erërave në det të hapur gjeneron e dallgë deri në 7 ballë të shkallës boufort. Është pezulluar gjithashtu edhe dalja në det e peshkarexhave dhe varkave të peshkimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?