Erion Veliaj: Do ndalojmë qentë e racës pitbull në Tiranë, janë agresivë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” në Ora News tha se qentë e racës pitbull nuk mund të lejohen të qarkullojnë në qytet për shkak të rrezikshmërisë së tyre.

Veliaj thotë po diskutohet me Ministrinë e Bujqësisë për të ndaluar importin e tyre.

Tare: Do të gjobitet dikush që i bie borisë pa shkak për shembull?

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj: Kur ti shikon dikë si një i moshuar që merr pak kohë të kalojë vijat e bardha dhe shikon një njeri të frustruar seksualisht që i bie borisë me një makinë të madhe dhe nuk pret një gjyshe 80 vjeçare të kalojë, sigurisht ai është tipi ideal për gjobë, si në çdo vend normal. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta të frustruarit e tjerë që mbajnë pitbulla. Një mashkull duhet të jetë seksualisht rëndë i frustruar që të shëtisë me pitbull. Ka probleme që vetëm Frojdi mund t’i zgjidhë. Këta njerëz do të duhet të përballen me ligjin. 

Unë jam radikal. 

Besoj që disa kafshë që në të gjithë botën statistikisht jo vetëm sulmojnë më shumë, por edhe kafshojnë me efekt vdekjeprurës nuk duhet të jenë fare. Kam diskutuar me ministrin e Bujqësisë sepse Shërbimi Veterinar për kafshët shtëpiake është i Ministrisë së Bujqësisë, kur ai për kafshët e rrugës është i bashkisë së Tiranës. Edhe unë dhe Niko jemi radikal po diskutojmë që të ndalohet komplet importi i këtyre kafshëve agresive.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?