Ervin Salianji në ”Koha Jonë-Debat”: Nuk kam frikë, lëviz i vetëm në qytet. Por njerëz të paguar ka…
A ka frikë për jetën dhe a ka shoqërues ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Kjo pyetje e drejtëpërdrejtë nga drejtuesi i emisionit ”Koha Jonë-Debat”, Nikoll Lesi, tregoi një anë tjetër të ish-deputetit në lidhje me sigurinë e tij. Duke marrë shembullin e fundit në darkën e famshme të presidentit Trump, vetë ish-deputeti u shpreh se nuk ka frikë dhe se në qytet lëviz vetë, i pashoqëruar.
”Të vetmit që janë të shqetësuar dhe që ju është prishur qetësia është kupola uzurpatore e PD. Nuk kanë më njerëz, ju e keni parë që në të gjitha takimet, nuk ka pasur jo vetëm njerëz që të krijojnë incidente, por nuk ka pasur një njeri që të jetë në mbështetje të z.Berisha.
Në takimet e mija ka përherë njerëz që nuk janë shoqërues, por janë mbështetës të mi dhe nuk është e lehtë. Unë eci vetë nëpër qytet, nëse e ka njeri me merak, eci vetë. Dal vetë, nuk kam asnjë problem, nuk besoj që ka njeri kaq guxim, por edhe këto i kam marrë parasysh.
Unë e njoh mirë historinë, sidomos ato që thuhen nëpër tavolina, që nuk thuhen kështu publikisht. Njerëz të paguar mund të ketë, unë i kam marrë parasysh të gjitha”,-tha Salianji. /Koha Jonë/
(kliko për me tepër)
KOHA JONË SONDAZH

