“Etalon”, sekuestronen 9 mina me telekomandë në Lezhë

Sekuestrohen 9 mina me telekomandë të paisura me telefon për shpërthim në distancë, tritol dhe si dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.

Operacioni “Etalon” u ndërmor dje (10 maj 2017) në Lezhë me arrestimin në flagrancë të 2 personave si dhe shpalljen në kërkim të një shtetas tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor.

Vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë ndërsa për të arrestuarit është ngritur akuza “Trafikimi i armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim ,  parashikuar nga nenet 278/a dhe 25 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të arrestuarit janë 

Swiss Digital Mobile Reklama

– Franko Çinari , 21 vjeç , banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,

– Stavro Kotorri , 18 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim  shtetasi E.T. 30 vjeç,  banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor në këtë veprimtari kriminale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë.

 

U sekuestruan :

– 9 mina me telekomandë të paisura me telefon për shpërthim në distancë
– 1 çantë sportive
– 1 kallëp lëndë shpërthyese ( tritol)
– 4 magneta
– tela , kaçavida etj.. materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave

Policia informoi sot detaje të operacionit të koduar “Etalon”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?