Evi Kokalari: “Me shau Gjekmarkaj”, kundërpërgjigjet deputeti: Me zonjat jam shumë i sjellshëm!

“Në airport duke u futur në avion kalova perpara deputetit Agron Gjekmarakaj. Me shaka i thashë “Po kerkon shishen”? Pergjigja e deputetit: “Ma va fancu&o” Po, po, ky është niveli i Gjekmarkajt. Pa fjalë!! Te them ky nivel është shumë i ulët është pak. Ky njeri nuk duhet të jetë as pedagog dhe as deputet. Duhet të ngrejmë standard intelektual kudo”, shkruan Evi Kokalari.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së thotë se nuk e njeh Evi Kokalarin dhe nuk përdor fjalor të cilin ajo e përmendur në statusin e saj.

“E para fjalor rrugaçi nuk perdor kurrë me zonja, shume më teper xhentil nga e zakonshmja perpiqem te jem me to.  Personin në fjalë as e njoh e as e kam takuar gjekundi, as parë nga afer. Se di në udheton në të njejten linje me mua se nuk është puna ime, se balonë e madhe hesapi me dy kate e shumë gjind. As për fytyrë se njoh, as nga koha folklorike e foltoreve  ku na bënte gjyqet e axhit propit se fiksova. S’ja mora kurrë per keq ! Gjithkush mendoja bie në sy sipas mënyres së vet. Nuk e kuptova kurrë kush ajo tamam, mes dilemash?! Grua  shqiptare që zien nga nostalgjia për dheun e të parëve  apo nuse e një greku të moshuar me mbiemer Anxhelakis që pikellohet nga merzia e lyp ngjarje”- shkruan Gjekmarkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas deputetit të PD-së, Agron Gjekmarkaj: “Ajo mbi supe pat vënë dyfekun e lirise së PD -së, të demokratizimit dhe selametit  të saj. I kuptoj që më janë sulur evleterit, po s’kam si i jap ndihme askujt për udhetiminin e takimet e mia në Washington, s’kam ndonje meritë po ja që i bëra, më ftuan shkova , i kreva e po kthehem. Disa dhe me shijuan qamet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?