Fati i PD-së? Genc Pollo: Lulzim Basha ka adoptuar tezën e Ramës

Ish-ministri dhe ish-deputeti Genc Pollo thotë se pas 8 vitesh në opozitë dhe humbjesh të vazhdueshme, Lulzim Basha nuk mund të sjellë PD në pushtet pas 12 vjetësh të tjera në opozitë me të njëjtin kundërshtar politik.

“Dy janë gabimet ose problemet e para personi dhe përgjegjësia individuale. Basha pas 8 vitesh në opozitë dhe humbjesh të njëpasnjëshme në zgjedhjet parlamentare pas 8 vjetësh duhet të kishte dhënë dorëheqjen. I njëjti kandidat për 8 vite opozitë nuk mund të qëndrojë 12 vjet në opozitë dhe të pretendosh të vish në pushtet. Si mund të pretendosh me të njëjtin kundërshtar që të ka mundur vazhdimisht.

Nëse Basha do kishte dhënë dorëheqjen, e njëjta figurë nuk mund të udhëheqë partinë dhe në këtë rast do të hapej gara dhe do të kishim udhëheqës të ri në krye të PD do kishte shpresë e besim dhe do të mund të bëhej një opozitë e fortë dhe do të kishim shanse të kalonim në mazhorancë. Kjo nuk ndodhi dhe ky është gabimi i parë. Nëse Basha do kishte ndërgjegjen e duhur qytetare-politike PD nuk do të kishte pasur këto tollovi.

Swiss Digital Desktop Reklama

I dyti moment ka qenë votimi për kryetarin që u caktua me nxitim dhe aty përgjegjësi mbajnë të gjithë që nuk kundërshtuam vazhdimësinë e padobishme. Ata që nuk dhanë mundësinë e një projekti të ri. Kam kontaktuar me shumë demokratë në çdo nivel dhe thonë pse nuk foli doktori, por flet tani”,-tha në intervistën për ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Pollos edhe Ramiz Alia 3 dekada më parë kur e pa që humbi mbështetjen dha dorëheqjen, të njëjtën gjë duhet të kishte bërë edhe Basha, që ka humbur mbështetjen e bazës demokrate. Po ashtu Polo thekson se Basha ka adoptuar tezën e Ramës që në 2003-in propozoi që kush humbte zgjedhjet të jepte dorëheqjen, por kur i humbi vetë zgjedhjet nuk u dorëhoq.

”Humbja e zgjedhjeve e dëmtoi. Basha në 26 prill duhet të kishte thënë; që zgjedhjet u humbën edhe prej masakrës elektorale unë mbaj përgjegjësinë që nuk solla demokratët në pushtet, unë nuk do kandidoj më dhe shpall datën e kuvendit. Edi Rama në 2003 doli me tezën që kush humb zgjedhjet të japë dorëheqjen. Në kongresin e PS propozimi i Ramës u rrëzua. PS humbi zgjedhjet, Rama u bë kryetar në shtator dhe ndryshoi statutin. Në 2009 Rama humbi zgjedhjet dhe nuk i qëndroi statutit të partisë së tij dhe as nismës që kishte marrë. PD e ka adoptuar, por drejtuesit e saj kanë treguar se kanë dhënë dorëheqje në rast disfate elektorale si Berisha në 2013”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?