Festat e fundvitit/ Policia Rrugore e Tiranës e gjitha e angazhuar për të lehtësuar qarkullimin
Padyshim që kryeqyteti mbetet destinacioni dhe qyteti më shumë i vizituar në këto ditë dhe për rrjedhojë trafiku i rënduar është thuajse prezent, ashtu siç është edhe prezenca e Policisë Rrugore, që duhet thënë që përballon një ngarkesë të jashtëzakonshme fizike me orare të zgjatura vetëm për të siguruar mbarëvajtjen e rrymave të trafikut dhe për të parandaluar ngjarjet e rënda rrugore.
Policia Rrugore e mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat është prezente thuajse në të gjitha segmentet rrugore, më e shtuar kjo prezencë në afërsi të tregjeve industriale dhe fruta-perimeve.

