Fevziu flet për spastrime në PD, reagon deputetja që pati përplasje
Lista e PD-së ka shkaktuar shumë debate. Rënia jashtë liste e ish-ministrave të qeverisë së ish-kryeministrit Berisha, është cilësuar nga analistë si një “spastrim” i politikës së vjetër. Kështu e ka cilësuar edhe gazetari Blendi Fevziu, i cili dje në emisionin e tij “Opinion” foli për spastrime të PD-së përmes listave.
Mirëpo, këtij qëndrimi i është kundëpërgjigjur deputetja e PD-së, e cila nuk u përfshi në listën e re nga Basha.
Arbjola Halimi, e cila për një mandat përfaqësoi qarkun e Elbasanit por e lënë jashtë listës së re për zgjedhejt e 25 qershorit, i ka dalë në mbrojtje kreut Basha.
Në një postim në facecbook, Halimi shkruan se:”Blendi flet per nevojen e spastrimit ne PD. Cfare ka harrruar valle??!! Qe nga termi tmerrohem. P.S. Te kam shume xhan o Fefzo. Njerezit maten nga vlerat, kontributi, etj. Historine e PD e kane shkruar te tjerë”.

